Hamilton fiton garën në Britani, ndonëse iu shpërthye goma në xhiron e fundit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kampioni në fuqi i Formula 1, Lewis Hamilton, ka arritur të fitoj sot garën e Shpërblimit të Madh të Britanisë, ani pse në xhiron e fundit atij i ishte shpërthyer gola.

Piloti i Mercedesit përfundoi 5.856 sekonda para holandezit të Red Bullit, Max Verstappen. I treti doli Charles Leclerc i Ferrarit, që ishte 18.474 sekonda prapa Hamiltonit. Në pozitat katër e pesë u renditën Daniel Ricciardo i Renaultit dhe Lando Norris i McLarenit.

“Ishte mjaft ngushtë”, iu drejtua Hamiltoni ekipit të tij nëpërmjet radiolidhjes.

Për Hamiltonin ishte triumfi i shtatë në shtegun në Silverstone. Po ashtu është fitorja e tretë këtë stinor nga katër gara të zhvilluara.

Advertisement

Hamiltoni kryeson renditjen pas katër garave me 88 pikë, 30 më tepër se kolegu i tij te Mercedesi, Valtteri Bottas. Max Verstappen është i treti me 58 pikë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy