Heroi i Hungarisë, Broja: Një fitore e madhe për Shqipërinë, besojmë tek vendi i dytë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Heroi i Hungarisë, Broja: Një fitore e madhe për Shqipërinë, besojmë tek vendi i dytë

Shqipëria ia doli të marrë një fitore historikë ndaj Hungarisë në transfertë. Djemtë e Edi Reja triumfuan 0-1, në takimin që vlejti për kualifikueset e Botërorit 2022.

Për të parë golin na duhej të prisnim 80 minuta lojë. Broja bëri mjaft mirë, duke dërguar topin në rrjetë. Pas takimit për mediet foli autori i golit, Armando Broja.

“Kam besim gjithmonë. Kam dëshirë të bëj gola. Jam i kënaqur për ekipin dhe për veten.

Kam qënë i dëmtuar dhe nuk jam stërvitur pardje. Trajneri më pyeti nëse  doja të futesha dhe i thashë që po. U futa me besimin për të bërë golin.

Advertisement

Do ta shikoj në stërvitje nesër sesi do shkojnë gjërat. Besojmë te vendi i dytë. Kjo është gjë e madhe për Shqipërinë, pasi nuk jemi vend i madh. Tani duhet të jemi me këmbë në tokë për Poloninë” – tha ai.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy