minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Humb jetën tragjikisht në moshë shumë të re sportisti shqiptar (EMRI) - Struga.info


Humb jetën tragjikisht në moshë shumë të re sportisti shqiptar (EMRI)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Humb jetën tragjikisht në moshë shumë të re sportisti shqiptar (EMRI)

Humb jetën tragjikisht në moshë shumë të re sportisti shqiptar (EMRI)Një lajm tronditës për të gjithë ka ardhur ditën e sotme nga Kosova, ku ka ndërruar jetë në moshën 15-vjeçare boksieri, Ensar Mujota. Lajmi është dhënë nga zyrtari i Federatës së Boksit, Latfi Demolli, teksa shkak ka qene një aksident tragjik para dy ditëve.

Në njoftimin e tij, Demolli i ka shprehur ngushëllime familjarëve të të ndjerit, duke thënë se ai ishte i dashuruar me boksin, gjë të cilën e dëshmoi që në fëmijëri.

Njoftimi i plotë nga Latif Demolli:

Federata e Boksit e Kosovës është e tronditur për vdekjen e boksierit të ri Ensar B. Mujota 15 vjeçar. Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të sportistit (boksierit) tonë të zellshëm, Ensar Mujota, andaj më lejoni që në emër te Bordit te FBOXK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të boksit në Kosovë të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Mujota ,dhe K.B “Skënder Salihu”, ka shkruar Demolli.

Advertisement

“Ensari ishte i dashuruar me boksin dhe këtë e dëshmoi që nga fëmijëria, teksa si boksier aktiv u shqua me talentin e tij në K.B “Skënder Salihu” Shtime. Ensari gjithmonë ishte i përkushtuar në sportin e boksit dhe u dallua si sportiste i vërtetë. Ai u shqua si një djalë shembullor, dhe i afërt me të gjithë ata që e njohën , andaj si të tillë do ta kujtojmë përherë. Në këto momente të vështira të gjithë jemi pranë jush, për ta përballuar dhimbjen për humbjen e njeriut më të dashur për ju në moshë kaq të re”, shkruhet në njoftimin e Latif Demolli.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy