Inter ëndërron yllin e dytë në fanellë, çfarë i duhet për t’u shpallur kampion

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Inter ëndërron yllin e dytë në fanellë, çfarë i duhet për t’u shpallur kampion

Inter është drejt rrugës për të fituar titullin e 20-të në histori. Kur mbeten edhe 10 ndeshje përpara fundit, ekipi i Inzaghi-t ka një avantazh të jashtëzakonshëm, plus 16 nga Milan dhe 17 nga Juve, dy rivalët e vetëm në letër, rival që mund t’i shtyjnë festën, pasi t’i rrëmbesh titullin zikaltërve këtë sezon është e pamundur.

Tashmë tifozët po mendojnë skenarin më të mirë për të festuar këtë titull të veçantë pasi do t’i jepte yllin e dytë në fanellë. Rasti më i mirë për të festuar titullin është në derbi përballë Milan, në program për t’u zhvilluar në javën e 33-të.

Për të siguruar titullin Inzaghi dhe të besuarit e tij duhet ta dërgojnë në 14 numrin e fitoreve radhazi, pra i duhen edhe 4 fitore, kundër Napolit, Empolit, Udineses dhe Cagliarit, për t’u përballur më pas me Milan në një sfidë ku duhet të fitojnë për të festuar matematikisht titullin kampion.

Megjithatë gjërat varen edhe nga ecuria e rivalëve, por çështja titull është e mbyllur edhe për kompanitë e basteve të cilat e kanë hequr si opsion, cili do të shpallet kampion në Serie A, por një fitore e mundshme e Milan kuotohet me koeficientin 81, ndërsa një fitore e mundshme e Juves me koeficientin 101. /vizionplus.tv

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy