
Gjashtë gola për të dërguar një mesazh të fortë dhe të qartë për rivalët. Kështu e finalizoi Interi mbrëmjen e djeshme kundër Bolonjës, pas disfatës me Juventusin vetem 3 dite me pare.
Te paret qe kaluan ne avantazh ishin miqte me nje gol te Lykogiannis, por kjo nuk zgjati me shume se 4 minuta. Zikaltrerit u përgjigjën menjeherë me ga Dzeko që u la i lirë e shenjestrojë porten e Skorupskit.
Ne minuten e 36 dhe të 43, Dimarco e Martinez realizuan edhe 2 gola duke e mbyllur ne 3 me 1pjesën e parë.
Ne fraksionin e dyte Cahanoglu, Gosens e sërish Dimarco shenuan duke realizuar në total gjashtë gola.
Minuta në fund pati edhe për Kristian Asllanin, i cili arriti të godiste shtyllën, por duke mos arritur të realizojë golin e parë në Serie A me bluzën e Interit.
Me këtë rezultat Inter renditet ne vendin e 4 ne kutoen e 27 pikeve, njëmbëdhjetë pikët me pak se Napoli kryesues .
Tani djemte e Inzagit duhet të mendojmë për kualifikimin në Champions League dhe përballjen direkte të së dielës kundër Atalantës, e cila ne menyre befasuese u mposht 2 me 1 ne transferte nga modestet e Lecces.
Ne ndeshjet e tjera Torino fitoi 2 me 0 ndaj Sampdorias, Fiorentina mposhti 2 me 1 Saleritanen, ndërsa me heret Roma nuk mundi te shkoje me shume se nje barazim 1 me 1 me Sassuolon.