Irani triumfon ndaj Uellsit/ Fati i ndeshjes u vendos në minutat shtesë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Irani triumfoi 2 me 0 ndaj Uellsit në minutat e fundit të shtesës. Në “Al Rayyan”  stadium u zhvillua ndeshja e dytë e grupit B në Kupën e Botës. Skuadra e Carlos Queiroz reagoi pas humbjes 6-2 ndaj Anglisë dhe siguroi tri pikë të arta.

 

Iranianët zhvilluan një ndeshje mjaftë të mirë duke sulmuar gjatë gjithë kohës. Dy raste mjaft të mira ia mohoi shtylla, ndërkohë që sistemi VAR i mohoj një gol në pjesën e parë.

 

Advertisement

Megjithatë skuadra nuk u dorëzua në asnjë moment. Në minutën e 86 erdhi kartoni i kuq i parë në këtë Botëror ndaj portierit të Uellsit. Hennessey  kreu një faull të rëndë ndaj Mehdi Taremit, ndërkohë që arbitri e ndëshkoi me të kuq duke i lënë me 10 lojtarë në fushë uellsianët.

 

Irani mori zemër dhe në minutën e 109, Cheshmi shënoi një gol spektakolar nga jashtë zone, ndërsa Rezaeian dyfishoi rezultatin në minutën e 111.

 

Advertisement

Ky rezultat e rendit Iranin për momentin në vendin e dytë të grupit, me 3 pikë, ndërsa Uellsi në vendin e fundit, me vetëm një pikë. Ndeshja e dytë e Grupit B do të jetë në mbrëmje ajo mes Anglisë dhe SHBA-së.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy