Italia i falet një “argjentinasi”, Retegui i jep fitoren ndaj Venezuelës, Portugalia leksion Suedisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Italia i falet një “argjentinasi”, Retegui i jep fitoren ndaj Venezuelës, Portugalia leksion Suedisë

Nga Ervin Sina

Italia fitoi miqësoren e parë amerikane kundër Venezuelës me rezultatin 2 me 1. Suksesi i katërt i axurrëve në epokën spaleti, ndonëse një ndeshje goxha e vështirë.

Që në fillim kampionet e Europës u shfaqen në vështirësi kur mbrojtësi Buonxhorno shkaktoi penallti ndaj Rondon , mirëpo Donaruma neutralizoi gjuajtjen e vetë Rondon nga 11-metrat.

Në të 14 reagimi I Italisë përmes një rasti të pastër Kiezes, gjuajtja e të cilit shkoi ngjitur me shtyllën, Italia vuajti kundërzbritjet e shpejta të amerikano-latinëve dhe në një tjetër rast ai që gaboi ishte sërish Rondon.

Advertisement

Për të zhbllokuar një ndeshje jo spekltakolare u desh minuta e 40 kur një shërbim i Kambiazos për Retegin, i dha mundësi sulmuesit të Xhenoves që të kalonte Italinë në avantazh.

Por axurret nuk patën kohë as të festonin, pasi Venezuela barazoi me Machis, në një tjetër episod ku italianët patën mosmarrëveshje mes tyre. Sulmuesi i Kadiz pati gjithashtu një rast të artë në minutën e 64, por Donaruma ishte i vëmendshëm. Me të kaluar kjo frikë pak minuta më vonë evropianët shënuan golin e fitores me të njëjtin lojtar, italo-argjentinasit, Retegi.

Miqësorja e radhës në SHBA për Italinë është të dielën në mbrëmje ndaj Ekuadorit. Ndërkohe Portugalia dërrmoi keqazi Suedinë, duke treguar sinjale të forta pretendimesh të mëdha për “Euro 2024”.

Nordikët, kundërshtarë të Shqipërisë në miqësoren e 25 marsit në Stokholm, ishin ndjeshëm inferior përballë luzitanëve më shumë yje në organike.

Advertisement

Pas një supergoli të Leaos në minutën e 24, ishte Nunjez që dyfishoi e më pas Bruno Fernandez mbylli pjesën e parë 3 me 0. Në të dytën shënuan për Portugalinë edhe Bruma dhe Goncalo Ramos, ndërsa për Suedinë G’jokerez dhe Nilson./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy