Italia likujdon Hungarinë dhe kalon në fazën play-off të Ligës së Kombeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Italia likujdon Hungarinë dhe kalon në fazën play-off të Ligës së Kombeve

Italia mundi Hungarinë 2 me 0 në Budapest dhe siguroi një biletë për në fazën e “Play-Off” të ligës së Kombeve.

 

Axurrët kishin nevojë vetëm për fitore në këtë transfertë për të kapur këtë objektiv, pasi ndodheshin dy pikë pas Hungarisë kryesuese.

 

Advertisement

Dhe në fund skuadra e Mancinit ia doli ta arrijë këtë objektiv, sado ngushëllues pas tronditjes së madhe pak muaj më parë të mos kualifikimit në botëror.

 

Pavarësisht nisjes së fortë të vendasve, Italia krijoi rastin e parë të pastër me Kristanten, ndonëse zhbllokimi i rezultatit mban emrin e Raspadorit, i cili përftoi nga një gafë e mbrojtjes hungareze.

 

Advertisement

Kampionet e Europës shkuan pranë dyfishimit me Di Lorencon ndonëse pjesa e parë do të mbyllej 1 me 0.

 

E gjithsesi në startin e të dytës, Di Marko i jep avantazhin e sigurisë Italisë. Më pas mendon Donaruma për të shpëtuar Italinë nga goli me pritje fantastike.

 

Advertisement

Axurrët do të luajnë në “Play-Off” për një biletë europiani qershorin e ardhshëm në Holandë, ku pjesë janë edhe përfaqësuesja vendase, Kroaci dhe një mes Portugalisë apo Spanjës që sonte luajnë finalen kundër njëra-tjetrës.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy