Juventus ngec në Sardenjë, Lazio merr fitore që e afron me kupat e Europës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Juventus ngec në Sardenjë, Lazio merr fitore që e afron me kupat e Europës

Juventus konfirmoi paqëndrueshmërinë e madhe në rezultate gjate fazës së dytë të këtij sezoni duke u ndalur edhe në transfertën e Kaljarit.

Në perballjen ndaj ekipit vendas të vlefshme për javen e 33 të serisë A, bardhezinjtë morën vetëm një pikë në nje barazim 2 me 2 që e mban ende larg Milanit të vendit të dytë.

Ndeshje e dobët e torinezëve sidomos në pjesën e parë kur goditën vetëm një herë portën e Kaljarit me anë të Ueah dhe nga ana tjetër morën dy gola, të dy me penallti.

Vendasit shënuan nga pika e bardhë e 11 metrave me anë të Gaetanos dhe Mina në minutat 30 dhe 36. Pavarësisht se mbajti topin, Juventus pati probleme me krijimin e rasteve për shënim edhe në pjesën e dytë. U desh një gol i bukur i Vlahovic nga një goditje dënimi në minutën e 63.

Advertisement

Miqte rritën presionin por nuk vunë dot në vështirësi portën e Skufet. Ky i fundit u dorëzua vetëm në minutën e 87 nga autogoli i Dosenes. Të pafat lojtaret e Kaljarit pasi humbën mundësinë për të fituar tre pikë të çmuara për mbijetesën dhe për momentin ndodhen 5 pikë larg rënies.

Ndërsa Juventus tani e kthen vëmendjen nga kupa ku do të luajë në mesjavë ndaj Lacios. Këta të fundit e fituan ndeshjen e tyre kundër Xhenovës 1 me 0 në transfertë. Luis Alberto në minutën e 67 shënoi golin e suksesit që e ngjiti skuadrën e Tudor në vendin e gjashtë.

 

TITRA:

Advertisement

JUVENTUS NGEC NË SARDENJË

 

LAZIO, FITORE QË E AFRON ME KUPAT E EUROPËS

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy