Kampionia Luiza Gega, nderohet me titullin “Qytetar Nderi” nga vendlindja e saj, Bulqiza

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kampionia Luiza Gega, nderohet me titullin “Qytetar Nderi” nga vendlindja e saj, Bulqiza

Kampionia e europës në atletikë në garën e 3000 metrave me pengesa, Luiza Gega është vlerësuar me titullin e lartë nga Këshilli i Bashkisë Bulqizë.

 

Këtë të hënë Bashkia e Bulqizës kishte organizuar një ceremoni pritjeje për kampionen e europës që u lind në fshatin Okshtun.

 

Advertisement

Dhjetra qytetar u mblodhën në sheshin para Bashkisë për të pritur kampionen, vajzën e tyre që bëri krenar jo vetëm bulqizakët por gjithë shqiptarinë. Kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla tha se  bulqizakët krenohen me Luiza Gegën e cila i dha emër Shqipërisë në arenën sportive të europës.

 

Kampionia Luiza Gega falenderoi bashkinë e Bulqizës për vlerësimin e dhënë dhe u shpreh se do të vijojë të punojë fort për ta nderuar vendlindjen e saj e gjithë Shqipërinë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy