Kombëtarja mbyll përgatitjet për Moldavinë, stërvitja e fundit në stadiumin e ndeshjes mes optimizmit për kualifikimin në Euro 2024

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kombëtarja mbyll përgatitjet për Moldavinë, stërvitja e fundit në stadiumin e ndeshjes mes optimizmit për kualifikimin në Euro 2024

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar kete te enjte në stadiumin “Zimbru” të Kishinjevit seancën e fundit stërvitore në prag të ndeshjes së ditës së premte ndaj Moldavisë.

 

Pas konferencës zyrtare për media të trajnerit Silvinjo dhe kapitenit Gjimshiti, skuadra ka dalë në fushën e stadiumit të ndeshjes, dhe ka zhvilluar një seancë të plotë stërvitore, ku kanë marrë pjesë të gjithë lojtarët.

 

Advertisement

Stërvitja ka qenë e fokusuar te loja me top dhe provimi i situatave apo skemave të ndryshme të lojës. I gjithë grupi gëzon formë të mirë dhe deri më tani nuk ka asnjë lojtar me problemeve fizike, teksa të gjithë lojtarët e ftuar do të jenë të gatshëm për ndeshjen ndaj Moldavisë.

 

Seanca ka zgjatur për pak më shumë se një orë e më pas lojtarët janë rikthyer në hotel. Ndeshja me Moldavinë do të luhen të premten e 17 nëntorit, duke filluar nga ora 18:00 dhe ka një rëndësi historike për Shqipërinë e futbollit, që është shumë pranë kualifikimit për në finalet e Euro 2024.

 

Advertisement

Për këtë arsye të gjithë lojtarët dhe stafi teknik kanë qenë shumë të fokusuar te përgatitja sa më e mirë e kësaj ndeshjeje më qëllimin për të marrë tre pikët vendimtare./Fshf.org

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy