“Kombëtarja në situatë të keqe”/ Cikalleshi dhe Reja pranojnë gabimet në ndeshjen me Izraelin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Kombëtarja në situatë të keqe”/ Cikalleshi dhe Reja pranojnë gabimet në ndeshjen me Izraelin

Kombëtarja Shqiptare e futbollit zhvilloi sot pasdite konferencën e shtypit para ndeshjes me Islandën, e cila do të luhet nesër në 20.45.

 

Para mediave dolën tekniku Edi Reja dhe sulmuesi Sokol Cikalleshi. Ky i fundit theksoi se ekipi është në një situatë jo të mirë.

 

Advertisement

SOKOL CIKALLESHI

FUTBOLLIST I KOMBETARES

 

Është një situatë jo e mirë për momentin, ishte një ndeshje që duhej ta fitonim. Kemi analizuar me ekipin, gabimet individuale që po ndikojnë. Futbolli është lojë gabimesh dhe nuk po përfitojmë nga gabimet e kundërshtarëve, kemi qenë ne që kemi gabuar.

Advertisement

 

 

Ndërkohë, tekniku Reja tha se kombëtarja po vuan nga gabimet individuale.

 

Advertisement

EDI REJA

TRAJNER I KOMBETARES

 

Flasim për gabime individuale, kundërshtarët po shfrytëzojnë gabimet tona.Kundër Izraelit bëmë shumë gabime. Golat Ishin dhurata, kur barazuam lamë shumë hapësira për kundërsulm dhe këto nuk duhet të ndodhin kurrë. Ndikon ngarkesa e madhe, deri nesër do të kemi një panoramë më të qartë për gjendjen e lojtarëve. Duhet të bëj vlerësimet e mia. është pjesa psikologjike që duhet të ndihmojë lojtarët dhe të kuptojnë se është mundësia për të ndryshuar ndeshjen.

Advertisement

 

Tekniku u pyet se çdo të ndodhë me të ardhmen e tij në pankinën kuqezi dhe ai refuzoi të jepte një përgjigje duke thënë se ishte i fokusuar vetëm në ndeshjen me Islandën.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy