
Shqipëria, për herë të parë në historinë e saj, ka arritur të kualifikohet në fazën Play Off të Kupës së Botës, pasi mposhti 1-0 Andorrën në transfertë, duke marrë tre pikë të arta.
Ndeshja që u luajt mbrëmjen e djeshme, bëri jehonë përtej kufijëve ku flitet shqip.
Ai që është më i lumtur për këtë arritje është pikërisht trajneri Sylvinho, i cili ka postuar një video të festës së tij me futbollistët në dhomat e zhveshjes të shoqëruar me një mesazh në gjuhën portugeze dhe shqipe.
“Ishte një shpërthim emocionesh të pastra dhe të sinqerta. Sigurimi i një vendi në fazën e play off-it të Botërorit 2026 ishte rezultat i punës së palodhur të shumë njerëzve. Futbollistëve, stafit të trajnerëve dhe drejtueseve…të gjithëve që punuan për të njëjtin qëllim. Një projekt që filloi pothuajse 3 vjet më parë dhe që vetëm është rritur me kalimin e kohës. Shumë i lumtur për këtë arritje historike. Forca Shqipëri”, shkruante trajneri Sylvinho në postimin e tij.
“O sa mirë me ken shqiptarë”, dëgjohet të këndojnë në korr futbollistët e kombëtares shqiptare./vizionplus.tv
View this post on Instagram