
Hollanda dhe Senegali mbyllën llogaritë për në fazën e 1/8 në Kupën e Botës.
Tulipanët fituan ndaj Katarit me rezultatin 2 me 0 duke e mbyllur grupin në kuotën e 7 pikëve. Katari rezistoi deri në minutën e 26 por një aksion fantastic i Depay dhe Klaassen, u finalizua në portë nga Gakpo i cili shënoi golin e tij të 3 personal në këtë botëror ,duke konfirmuar dhe njëherë formën e tij të shkëlqyer.
Në fraksionin e dytë, Holanda firmosi suksesin duke shënuar golin e dytë në minutën e 57-të me anë të Frenkie De Jong. Kështu, Holanda kualifikohet në fazën tjetër aty ku e pret një përballje me vendin e dytë të Grupit B.
Nga ana tjetër,vendi organizator Katari e mbyll këtu pjesëmarrjen në Botëror pa asnjë pikë në tre ndeshje e duke u bërë i pari vend organizator që regjistron një rezultat negativ.
Ndërkohë Senegali ia doli të mposhtë Ekuadorin në 2 me 1. Kombëtarja afrikane ishte më dominuese në fushë dhe e kërkoi vazhdimisht golin, të cilin e gjeti vetëm në fundin e pjesës së parë me anë të Ismaila Sarr i cili ekzekutoi saktë nga pika e bardhë. Në fraksionin e dytë, Ekuadori shwnoi golin e barazimit me Caicedos në minutën e 67-të, por megjithë festa zgjati pak .
Ishte Koulibaly që vetëm pas tre minutash përmbysi rezultatin .Një avantazh të cilin afrikanët e ruajtën deri në fund të ndeshjes .Tashmë me gjashtë pikë të marra Senegali do të presw fituesin e Grupit B.
Ndërkohë që Ekuadori eliminohet edhe pse zhvilloi një edicion pozitiv.