Botërori i Katarit dhuroi një tjetër surprizë.Maroku kaloi në fazën e 1/8 si kryesues i grupi F ,duke fituar në 2 me 1 ndaj Kanadas.
Maroku ia doli të zhbllokonte rezultatin që në minutën e katërt të ndeshjes më anë të Hakim Ziyech.Futbollisti i Chelsea përfitoi nga dalja e gabuar e portierit kanadez.
Entuziazmi vijoi edhe në pjesën e dytë , ndërkohë qe rezultati u dyfishua në minutën e 23-të me anë të En Nesyri.
Megjithatë, kanadezët reaguan dhe kërkuan barazimin. ishtë një autogol i Aguerd që shkurtoi diferencat.
Belgjika nuk mundi të merrte më shumë se një barazim pa gola përballë kroatëve.
Nënkampionët e botës ishin më kërkuese në pjesën e parë ku u evidentua një rast fantastic i Ivan Perisic që me një goditje të fortë kërcënoi portën e Courtois.
Ndërkohë në episodin e dytë loja u bë mjaftë interesante .Rikthimi I Lukakut nga demtimi i dha një tjetër ritëm lojës.Raste mjaftë të pastra por nuk u konkretizuan.
Megjithë Kroatët me një pikë të marrë në këtë ndeshje e arritën objektivin duke kaluar ne turin tjeter ndërsa Belgjika kthehet në shtëpi pasi e mbylli grupin në vendin e tretë.