Kupa e Shqipërisë për çiklizëm, shpallen fituesit e etapës së parë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kupa e Shqipërisë për çiklizëm, shpallen fituesit e etapës së parë

Jonid Gjoka i Partizanit dhe Olsian Velia i Tiranës janë fituesit e etapës së parë të kupës së Shqipërisë në çiklizëm, etapë që për kadetët ishte e gjatë 54.6 km, me nisje në Piskupat të Pogradecit e finish në Korçë.

 

Ndërkohë për çiklistët e elitës gara ka nisur në të njëjtin vend, por ka vijuar deri në Bilisht e më pas drejt qytetit më të madh në juglindje.

 

Advertisement

Çiklistët Jonid Gjoka dhe Olsia Velia vlerësuan konkurrencën si dhe punën në grup.

 

 JONID GJOKA-ÇIKLIST

 

Advertisement

Bëmë një shkëputje malore dhe aty e kthyem garën që erdhëm në finish fitues.

 

 

OLSIAN VELIA- ÇIKLIST

Advertisement

Ishte garë e fortë por kemi punuar shumë për këtë ditrë, duam të fitojmë kampionatin ballkanik tani

 

Presidenti i Federatës së Çiklizmit Skënder Anxhaku tha se përveç përpjekjes së federatës duhet edhe mbështetja e qeverisë dhe pushtetit lokal, pasi sportit i çiklizmit ka kosto të lartë.

 

Advertisement

SKËNDER ANXHAKU

PRESIDENTI I FEDERATËS SË ÇIKLIZMIT

Nuk duhet lënë situata në këtë gjendje, duhet mbështetur ekipi ashtu siç ndodh me ekipet e tjera.

 

Advertisement

Në ditën e dytë dhe të fundit çiklistët e Elitës garojnë në trajektoren Korçë – Bilisht – Mali i Thatë – Korçë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy