Levandovski përballë Mesit/ Sot luhen sfidat e rradhës të grupit “C” dhe “D”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Levandovski përballë Mesit/ Sot luhen sfidat e rradhës të grupit “C” dhe “D”

Ndeshjet e sotme vendosin fatin e skuadrave që bëjnë pjesë në grupin C dhe D.

 

 

Në orën 16:00 Australia dhe Danimarka përballen për tu kualifikuar në raundin e 1/8 të Kupës së botës. “Kangurët” dalin në fushë me dy pikë më shumë se danezët, të cilët renditen të tretët me një ndeshje me Francën dhe një barazim me Tunizinë.

Advertisement

 

Danimarkës i duhet me patjetër fitorja për të shpresuar në kualifikim.

 

 

Advertisement

Franca nga ana e saj e ka përmbushur misionin dhe ka kaluar në fazën tjetër. Gjelat do të ndeshen me Tunizinë, e cila është e fundit në grupin D. Për tunizianët është një situate e komplikuar , pasi edhe fitorja mund të mos mjaftojë për të kaluar në raundin tjetër.

 

 

Në sfidat e grupit C, Levandovski dhe Messi do të përballen me njëri – tjetrin. Polonia është e para me katër pikë, ndërsa Argjentina , e dyta me tre, po aq sa Arabia Saudite e cila do të ndeshet me Meksikën.

Advertisement

 

 

Argjentina ndërkohë humbi me arabët por rikuperoi më pas me Meksikën, duke patur shpresë për kualifikim. Arabia Saudite nga ana tjetër ka bërë një performancë pozitive në këtë edicion, e sot ku do të luajë me amerikano-latinët.

 

Advertisement

 

Të dyja skuadrat duhet të luftojnë për të rrëmbyer tre pikët, por dhe të shpresojnë në rezultatin e ndeshjes tjetër të grupit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy