Levandovskit i “dridhen gjunjët”, Bayern nuk fal/ Gjermanët në krye, Inter bën detyrën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Levandovskit i “dridhen gjunjët”, Bayern nuk fal/ Gjermanët në krye, Inter bën detyrën

Bayern ka mposhtur 2 me 0 Barcelonën në Champions League, në një ndeshje që dhuroi emocione dhe lojë të bukur ne Allianz Arena .

 

Të dyja ekipet e nisën mjaft mirë ndeshjen ,megjithatë arritën të mbroheshin duke mos i lënë shumë hapësira njëra tjetrës.

 

Advertisement

Rasti i parë erdhi nga  Pedri i cili mori një top mjaftë të mirë nga Levandovski ,por Manuel Neuer me pritjen e tij ia mohoi golin katalanasve.

 

Sulmuesi polak në tremb në ish-shtëpinë e tij duke mos qënë ai “gjahtari” i golave që njohim, pasi humbi mundësi shumë të mira për të ndëshkuar Bayernin.

 

Advertisement

Gjermanët ishin shumë afër  golit me Sabitzer por topi  përfundoi afër shtyllës së majtë të Ter Stegen. Ndonëse rastet nuk munguan asnjë moment pjesa e parë u mbyll pa gola.

 

Me të filluar e dyta Bayern mori  nën kontrroll ndeshjen. Kimish nga goditja e këndit dhuroi një top fantastic për Hernandez ,i cili shënoi një gol të bukur me kokë.

 

Advertisement

Pesë minuta më vonë bavarezët shenuan përsëri;  kësaj radhe ishte Sane që mposhti katalanasit.

 

Pas 2 golave të pësuar, Barcelona nuk arriti që të krijonte shumë shanse dhe ndeshja përfundoi me fitoren e Bayernit.

Pas dy ndeshjeve në grup gjermanet kryesojnë grupin C me 6 pikë të plota ndërsa Barcelona dhe Inter kanë nga 3 pikë.

Advertisement

 

Zikaltrit nuk patën probleme të fitonin në transfertën çeke kundër Viktoria Plzen me rezultatin 2 me 0. Dzeko dhe Dumfries i dhanë fitoren italianeve.

 

Vlen për tu theksuar debutimi i parë i mesfushorit shqiptar Kristjan Asllanit në Champion League: ai u aktivizua vetëm 7 minuta.

Advertisement

 

Te dyja duelet e grupit C u transmetuan ne Tring.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy