Leverkursen “pushton” Romën, Gjimshiti shkëlqen në Francë, Olympiacos befason Aston Villa-n

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Leverkursen “pushton” Romën, Gjimshiti shkëlqen në Francë, Olympiacos befason Aston Villa-n

Takimet e parë gjysmëfinale të Europa League prodhuan fate të kundërta për ekipet italiane që janë ende në lojë në këtë kompeticion. Roma u mund në “Olimpiko” nga Bayer Leverkusen që vazhdon të habisë me formën e jashtëzakonshme në këtë sezon.

Gjermanët e mposhtin ekipin verdhekuq 2 me 0 në fushën e tyre, duke shkuar me një rezultat fantastik në takimin e kthimit në 9 maj në Bajarena. Italianët patën mundësinë e parë të madhe me Lukakun në pjesën e pjesës së parë, por gjuajtja e belgut shkoi në traversë, ndërsa 2 minuta më vonë Frimpong trembi vendasit në një zbritje të shpejtë. E megjithatë vetëm 3 minuta Leverkusen do të kalonte në avantazh përmes Virc, një gol që ishte dhuratë e mbrojtësit të Riomes, Karsdorp.

Ylli i miqve ishte shumë pranë dyfishimit pak më vonë, ndërsa Roma u përgjigj vetëm me një gjuajtje të Pelegrinit por pa rezultat. Në pjesën ë dytë ishte një supergol i Andrish që dyfishoi rezultatin për skuadrën e Alonsos, e cila nuk ka humbur asnjë nga 47 ndeshjet e këtij sezoni duke iu afruar finales së Dublinit, pak javë pasi ka festuar edhe titullin në Gjermani. Mbresëlënëse.

Ndryshe nga Roma, Atalanta e Berat Gjimshitit doli gjallë nga transfertë franceze në barazimin 1 me 1 kundër Olimpik Marseje. Ndeshje fantastike për mbrojtësin e kombëtares sonë Berat Gjimshiti, më i miri mes dy ekipeve. Bergamaskët kaluan të parët në avantazh në minutën e 11 me anë të Skamakes, por 9 minuta më vonë ishte Mbemba që barazoi. Obamejang gaboi një rast të pastër në pjesën e parë, ndërsa në të dytën mbrojtje italiane me Gjismhtrin në krye dhe shtylla e Onuahit në fund, i mohuan fitoren francezëve.

Advertisement

Në kupën më të vogël të Europës, Conference League, ra në sy fitorja e madhe e Olimpiakos 4 me 2 në Angli kundër Aston Viles. Një surprizë e vërtetë në fakt e grekëve për të cilët hero ishte El Kabi, autor i tre golave. Në sfidën tjetër gjysmëfinale, Fiorentina mundi klubin Bryzh në fushën e vet 3 me 2 me jo pak vështirëso, teksa golin e fitores për toskanët e shënoi Nzola në minutën e 91. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy