Leverkusen-in nuk e ndal as kupa, skuadra e Alonsos shënon dhe fund dhe kalon në gjysmëfinale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Leverkusen-in nuk e ndal as kupa, skuadra e Alonsos shënon dhe fund dhe kalon në gjysmëfinale

Bajer Leverkusen është i njëjti ekip, i pandalshëm si në kampionat ashtu edhe në kupë. Skuadra e Çabi Alonsos, që kryeson Bundesligën, arriti të sigurojë kualifikimin edhe për në fazën gjysmëfinale të kupës së Gjermanise.

Leverkusen mundi në cerekfinalen e luajtur në fushën e vet 3 me 2 Shtutgartin, në përfundim të një ndeshje dramatike. Miqtë shënuan të vetmin gol në pjesën e parë me anë të Anton, mirëpo pjesa e dytë kishte shumë gola dhe emocione.

Andrih në minutën e 50 barazoi rezultatin, por Shtugarti u rikthye ne avantazh pak minuta me vonë me anë të Fyhrik. Vetëm 8 minuta zgjasi gëzimi i miqve, pasi Adli riktheu ekuilibrat në BayArena. U duk një ndeshje e destinuar të shkonte në shtese, mirëpo mbrojtësi Xhonatan Tah në shtese shënoi golin e kualifikimit për Leverkusen që mbetet në lojë për dy trofete më të rëndësishëm kombëtare në Gjermani.

Në Spanjë, në kupën e mbretit Majorka dhe Real Sociedad nuk shkuan më shumë se barazimi pa gola në aktin e parë të sfidave gjysmëfinale. Basket luajtën më mirë në këtë ndeshje duke krijuar mundësi të mira për shënim, por shpërdoruan shumë përmes Barreneçeas dhe mbi të gjitha Umar Sadik. Tek Majorka spikati Prats me dy mundësi shënimi.

Advertisement

Në fund shumë polemika për një rrëzim në zonën vendase të Traore, mirëpo pavarësisht protestave të Sociedad, gjyqtari mbylli ndeshjen. Gjithcka do të vendoset tashmë në ndeshjen e kthimit në Anoeta./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy