
Sot fillon faza çerekfinale e Euro 2024 me dy sfida që mund të cilësohen si finale të parakohshme.
Gjermania, organizatore e eventit, do të përballet me Spanjën, teksa sfida tjetër është Francë-Portugali.
Bilanci i ndeshjeve Spanjë-Gjermani, përfshirë miqësoret, është si më poshtë: tetë fitore spanjolle, nëntë barazime dhe nëntë fitore gjermane në 26 ndeshje.
Në ndeshjet zyrtare: katër fitore për Spanjën, katër barazime dhe katër fitore për Gjermaninë.
Kujtojmë se Spanja nuk ka humbur në një ndeshje zyrtare kundër Gjermanisë që nga viti 1988.
Të dyja ekipet kanë rreshtuar yjet në fushë duke filluar nga Rodri, Pedri, Yamal e Nico Williams për Spanjën dhe Musiala, Kroos e Kimmich për gjermanët.
Formacionet:
Gjermania: Neuer, Kimmich, Rüdiger, Tah, Kimmich, Kroos, Emre Can, Gündogan, Musiala, Sané, Havertz
Spanja: Unai Simón, Carvajal, Le Normand, Laporte, Cucurella, Rodri, Pedri, Fabián, Lamine, Nico Williams, Morata.
Live
Min 82 Çfarë humbet Havertz, topi sipër kuadratit të Simon
Min 74 Ndëshkohet me karton të verdhë Ferran Torres për faull ndaj Musiala
Min 69 Simon u mohon golin gjermanëve, pret goditjen e fortë të Andrich
Min 67Kroos shkakton faull ndaj Dani Olmo, ndëshkohet me të verdhë
Min 61 Gjermanët rrisin presionin, por Spanja mbrohet mirë
Min 52 Shënon Dani Olmo, Spanja në avantazh
Min 47 Morata humbet rastin e artë, topi shkon jashtë
Min 45 Fillon pjesa e dytë
Min 45 Mbyllet pjesa e parë
Min 39 Spanja ushtron presion, Dani Olmo humbet një rast të mirë
Min 35 Havertz humbet rastin më të mirë, Simon heroi i Spanjës
Min 30 Le Normand shkakton faull, ndëshkohet me të verdhë
Min 25 Goditje dënimi për gjermanët, asnjë rrezik për portën e iberikëve
Min 23 Laporte godet me të majtë, topi shkon në duart e Neuer
Min 21 Havertz godet drejt portës me kokë, pret Unai Simon
Min 17 Fabian Ruiz godet topin nga jashtë zone, përfundon sipër kuadratit të Neuer
Min 14 Goditje dënimi për Spanjën, Yamal dërgon topin jashtë
Min 8 Pedri lë fushën i dëmtuar, e zëvendëson Dani Olmo.
Min 1 Spanja rrezikon gjermanët, goditja e Pedrit pritet nga Neuer
Min 1 Fillon ndeshja