Lushnja në festë për Florian Markun, boksierit i dorëzohet titulli “Qytetar Nderi”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lushnja në festë për Florian Markun, boksierit i dorëzohet titulli “Qytetar Nderi”

Lushnja ka festuar bashke me Florian Markun suksesin e fundit të boksierit, I cili mumdi meksikanin Miguel Parra, duke siguruar gjerdanin WBC Silver.

 

Bashkia e Lushnjës kishte përgatitur një sërë aktivitetesh pasditen e kësaj të premteje.

 

Advertisement

Fillimisht ceremonia zyrtare e zhvilluar në Shtëpinë Muze të Kongresit ku ishin të ftuar përsonalitete nga fusha të ndryshme dhe qindra qytetarë të Lushnjës.

 

 

Advertisement

Mre këtë rast Markut iu dorëzua titulli “Qytetar Nderi”, të cilin boksierit Këshilli Bashkiak Lushnjë ia kishte dhënë zyrtarisht në tetor të vitit të kaluar.

 

Kryebashkiakja e Lushnjës e vlerësoi Florian Markun si model suksesi në ring por edhe si djal modest që ka luftuar fort për të realizuar ëndërrat e tij, duke qënë një shembull për të gjithë të rinjte të cilët aspirojnë të bëhen sportistë dhe pse jo kampion.

 

Advertisement

Ndërsa Marku pasi mori në dorë titullin “Qytetar Nderi” falenderoi bashkëqytetaret e tij për mbështetjen e vazhdueshme, sidomos për përkrahjen që I dhanë nga afër në stadiumin “Air Albania” gjatë duelit të fundit.

 

Boksieri i talentuar I bëri apel fëmije dhe të rinjve të punojnë fort për të realizuar qëllimet në jetë, të mos heqin dorë nga ëndërrat, duke hequr paralelizma me jeten e tij, që sipas Florianit ka qënë një jetë e vështirë sikurse e shumë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit.

 

Advertisement

Aktivitetet në nderim të Florian Markut vijuan në qëndër të qytetit të Lushnjës, aty ku u mbajt një concert nga një tjetër vajze e talentuar e lindur dhe rritur në Lushnjë, këngëtarja  Marsela Cibukaj.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy