minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Manaj premton të luajnë fort me Spanjën! Sfida me Kroacinë? “Mund ta kishim menaxhuar më mirë” - Struga.info


Manaj premton të luajnë fort me Spanjën! Sfida me Kroacinë? “Mund ta kishim menaxhuar më mirë”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Manaj premton të luajnë fort me Spanjën! Sfida me Kroacinë? “Mund ta kishim menaxhuar më mirë”

Sulmuesi i Kombëtares, Rey Manaj premton se Shqipëria do të luajë më fort me Spanjën, krahasuar me ndjeshen e djeshme me Kroacinë. Në një deklaratë për mediet, Manaj tha se ekipi duhet të jetë i përqendruar, duke qenë se Spanja konsiderohet një nga tre pretendentet për të fituar Kampionatin.

Manaj: Normalisht, duhet të futemi akoma më fort seç u futëm me Kroacinë. Me Kroacinë, pjesën e dytë patëm rënie. Duhet të jemi të përqëndruar, duhet të japim 100% nga minuta e parë, deri te minuta e 95.

Më tej, Manaj u shpreh i kënaqur me barazimin ndaj Kroacisë. Ai deklaroi se sfida, e cila përfundoi 2-2 mund të ishte menaxhuar më mirë nga kuqezinjtë.

Manaj: Besoj se në pjesën e dytë, Kroacia do sulmonte, ne zhvilluam një pjesë të parë shumë të mirë. Ekipi tjetër ka lojtarë cilësorë. Pjesën e dytë mund ta menaxhonim më mirë situatën. Jemi të kënaqur me barazimin. Shpresojmë të marrim fitore me Spanjën./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy