minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Mançester Siti, edhe një muaj në ankth për vendimin e Arbitrazhit Sportiv - Struga.info


Mançester Siti, edhe një muaj në ankth për vendimin e Arbitrazhit Sportiv

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mançester Siti, edhe një muaj në ankth për vendimin e Arbitrazhit Sportiv

Nëpërmjet një komunikate të shpërndarë pak çaste më parë, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, ka bërë të ditur se çfarë ka ndodhur me çështjen më të nxehtë të muajve të fundit, apelin e Mançester Sitit kundër dënimit shembullor të dhënë nga UEFA në muajin shkurt.

KAS raporton se dotën e sotme në orën 14:15 ka përfunduar seanca dëgjimore e nisur në datë 8 qershor dhe në panelin i arbitrazhit përbëhej nga Rui Santos (Portugali), Ulrih Has (Gjermani), dhe Andrju MekDugal (Francë).

KAS ka përcaktuar ditën e sotme periudhën se kur do të japë vendimin dhe bëhet fjalë që Siti të mësojë fatin e tij në muajin korrik, pra përpara fillimit të veprimtarive të ardhshme të Kupave të Europës. Në njoftimin e saj, Gjykata e Lozanës bën të ditur se data e saktë dhënies së verdiktit do të jepet në ditët në vijim.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy