Manchester City nuk i ndahet Arsenalit, “qytetarët” fitojnë dhe janë sërish një pikë pas “topçinjve”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Manchester City nuk i ndahet Arsenalit, “qytetarët” fitojnë dhe janë sërish një pikë pas “topçinjve”

Arsenal dhe Manchester City do të jenë deri dy ekipet në garë për titullin kampion në Angli.  Skuadra e Pepe Guardioles mundi Nontingam Forest dhe mbajti  distancën në vetëm një pikë nga Arsenali kryesues. Megjithatë “qytetarët:” kanë bonus edhe një ndeshje të prapambetur që mund ti japë shansin të parakalojnë londinezët në garën e fortë për titullin, garë nga e cila është vetëpërjashtuar tashmë Liverpuli, edhe pse matematikisht vazhdon të jetë në lojë.

Neco Ulliamasi ishte i pari që ndezi sfidën dhe vuri në provë portierin Ederson, por braziliani arriti ta grushtojë topin. Miqtë kaluan në avantazh përmes një goditje nga këndi, finalizuar me gjuajtjen e saktë me kokë në shtyllën e parë nga Joshko Gvardiol. Nontingem nuk qëndroi duarkryq dhe i shkoi shumë pranë barazimit, por Kris Ud gaboi një rast të pastër, po aq i pastër sa edhe rasti tjetër i mbrojtësit Murijo.

Elanga në fillim të pjesës së dytë  ishte spektakolar me kalimin dhe shërbimin për Kris Ud, i cili humbi një tjetër rast flagrant për të zotët  shtëpisë, përpara se skuadra e Guardioles të shkundej dhe të shihte përpara për të shënuar golin e dytë. De Brojnë provoi fillimisht, pastaj belgu shërbeu për Haland që ia doli me sukses. Çlirim i madh për kampionet në fuqi të Anglisë të cilët janë në kërkim të triumfit të 4 radhazi në kampionatin anglez. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy