Maroku “likujdon” Belgjikën/ Botëror me shumë surpriza, “bie” edhe Japonia

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Maroku “likujdon” Belgjikën/ Botëror me shumë surpriza, “bie” edhe Japonia

Listës së surprizave deri më tani në fazën ë grupeve të kupës së botës iu shtohet edhe Maroku.

 

Skuadra afrikano-veriore mposhti Belgjikën një nga ekipet më të forta të Europës dhe kupës së botës. Jo vetëm kaq po e bëri këtë gjë me rezultatin e pastër 2 me 0, duke qëndruar tashmë në krye të grupit F me 4 pikë.

 

Advertisement

Nga ana tjetër, gjenerata e kampioneve të Belgjikës do të luajë gjithçka për gjithçka në takimin e fundit kundër Kroacisë, më shpresën se nuk do të dalë kaq shpejt nga ky kompeticion. Djajtë e kuq të kontinentit të vjetër vuajtën shumë ndaj një Maroku të disiplinuar dhe me shpirt të larë gare, paharruar cilësinë e lojtarëve të veçantë si Hakimi, Amrabat dhe Zijesh.

 

Pas një goli të anuluar të Zijesh në fundin e pjesës së parë, në të dytën Belgjika krijoi një gjysmë rasti me Mertens, përpara se Maroku të shënonte në minutën e 73 me anë të Sabiri, falë edhe një gafe të Kurtua. Belgjika bëri shumë pak për të kërkuar barazimin, e jo vetëm kaq por mori edhe golin e dytë në shtesë nga Abukhal. Sukses që e çon Marokun shumë afër kualifikimit.

 

Advertisement

Në grupin E sukses i rëndësishëm për Kosta Rikën 1 me 0 kundër Japonisë e cila vinte me entuziazmin e triumfit ndaj Gjermanisë.

 

Një gjuajtje në portë, një gol, një fitore që mban gjallë shpresat për kualifikim dhe komplikon edhe me shumë situatën në këtë grup  ku bëjnë pjesë edhe Spanja me Gjermaninë. Kostarikanët vinin pas një humbje shkatërruese 7 me 0 ndaj Spanjës por kjo nuk i pengoi që me cinizëm të fitonin falë një goli të Fuler në minutën  81. Reagimi i japonezëve ishte i vakët me vetëm një episod në të 86 kur Asano dhe Minamino nuk arritën dot të mposhtin Kejlor Navas.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy