Mbappe ka firmosur me Realin?! Ylli francez kontratë 5-vjeçare me madrilenët për 250 mln euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kilian Mbappe mund të konsiderohet që tani një futbollist i Real Madrid. Asnjë befasi në këtë rast, përveç detajit të dhënë nga e përditshmja e madhe spanjolle Marka, e cila sqaron se ylli francez ka nënshkruar për 5 vite me Los Blankos.

Gazeta shton madje se firma e 25-vjeçarit me skuadrën madrilene është hedhur dy javë më përpara, e më pas vetë Mbappe ka informuar presidentin  e Paris Sen Zhermen, Naser al Khelaifi për vendimin e marrë.

Në këtë mënyrë dyshja Mbappe dhe Al Khelaifi duhet të bashkëjetojnë nga e keqja tek parisienët të paktën edhe për pak muaj, derisa në 1 korrik, djaloshi i artë i futbollit francez të nisë aventurën e tretë të madhe në karrierë.

Pas 7 vitesh tek parisienët dhe zërave të çdo merkatoje nëverë që e shihnin tek Reali, më në fund kjo gjë është bërë realitet për Mbappen.

Advertisement

Kontrata vjetore e tij tek gjigandët e Spanjës duhet të jetë 20 milionë euro, më shumë sesa Modriç dhe Kros që janë aktualisht më të paguarit.

Mirëpo bashkë me bonusin e madh të firmës, në total përfitimi i mbarë përgjatë një viti kontratë tek Reali duhet të jetë 50 milionë euro neto, thënë ndryshe 250 milionë euro për pesë vite.

Mbappe zgjodhi të sakrifikojë  shumë e më shumë para që merrte dhe do të merrte sërish tek PSG, për të hapur një kapitull të ri në karrierë, atë të të qenit lojtar i Real Madrid, skuadrës rekordmene të Spanjës dhe Europës, ku mund të fitojë shumë e më shumë trofe ekipore dhe personal në kulmin e moshës së tij sportive.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy