Milan barazim me polemika, kuqezinjtë shpërdorojnë ndaj Atalantës, akuza gjyqtarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Milan barazim me polemika,  kuqezinjtë shpërdorojnë ndaj Atalantës, akuza gjyqtarëve

Shumë zhurmë dhe polemika për vetëm një barazim. Milan dhe Atalanta ndanë nga një pikë në San Siro në duelin e javës së 26 të kampionatit Italian.

Kuqezinjtë janë ata që dolën të zhgënjyer nga kjo ndeshje për shkak se luajtën më mirë sesa bergamaskët në shumicën e kohës, mirëpo gabuan shumë para portierit mik Karneseki.  F

illimi i ndeshjes ishte i zjarrtë për të zotët e shtëpisë të cilët shfrytëzuan një super Rafael Leao për të zhbllokuar shifrat dhe për të entuziazmuar San Siron.

Rikthim tek goli pas disa muajsh në kampionat për yllin portugez, për të cilin ky nuk ka qenë sezoni më i mirë i mundshëm. Goli i shpejtë dha përshtypjen e një ndeshje të futur në shinat e duhura për skuadrën e Piolit, mirëpo gjithçka u zhbë nga episodi që kondicionoi ndeshjen në minutën e  42.

Advertisement

Gjyqtari Orsato dhe sistemi Var gjykuan si penallti një kontakt mes Zhiru dhe Holm në zonën e Milanit dhe nga pika e bardhë ai që barazoi shifrat ishte holandezi Kompmeiners. Goli i 11 i marrë nga Milani përmes një penalltie në këtë sezon, e cila shërbeu për polemika gjatë dhe pas ndeshjes.

Në pjesën e dytë Milani ishte edhe më dominues, krijoi dhe shpërdoroi të gjitha rastet për gol me Loftuis Cik, Kalabria dhe Leao. Dy pikë të lëna që e distancojnë skuadrën kuqezi nga Juventusi i vendit të dytë i cili tanimë është 4 pikë larg, ndërsa Atalanta kënaqet me 1 pikë ndonëse e ka humbur vendin e katërt në dëm të Bolonjës. Provë në nivele të larta tek bergamaskët për Berat Gjimshitin monumental në mbulimin  e Olivier Zhiru. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy