Milan sonte për “jetë a vdekje”, kuqezinjtë presin PSG, Man.City e Barcelona duan kualifikimin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Milan sonte për “jetë a vdekje”, kuqezinjtë presin PSG, Man.City e Barcelona duan kualifikimin

Uefa Champions League rikthehet sonte me duelet e 4 në grupe. Supersfida që spikat dhe përbën interesin më të madh është ajo e orës 21:00 në San Siro mes Milanit dhe PSG.  Kuqezinjtë luajtën shansin e fundit për të qëndruar në garë për kualifikimin përballë kryesuesve të grupit. Humbja e rëndë 3 m3 0 në Paris dy javë më parë, i ka vënë në vështirësi të mëdha italianët të cilët janë në vendin e fundit në renditje me 2 pikë, ndaj dueli në San Siro është jetik për të mos e përshëndetur kompeticionin që tani. Pioli duhet të përballet me situatën aspak të mirë të skuadrës edhe në aspektin psikologjik pasi ekipi është në krizë rezultatesh me 3 humbje ne 4 takimet e fundit. E vetmja gjë që ndjell optimizëm tek milanezët është rikthimi i tre lojtarëve Pulisic, Cukueze dhe Teo Hernandez. Prag ndeshja në Milano ka sjell përplasje dhe incidente mes tifozerive,ndërsa gjatë ndeshjes tifozët e Milanit kanë rezervuar një pritje aspak të ngrohtë për Donarumen, ish-portierin kuqezi që u largua kur nuk pritej nga skuadra. Me interes edhe ndeshje tjetër e grupit mes Dortmund dhe Njukasell.

 

Me shumë interes ndeshjet e grupit E, veçanërisht Lazio Fejenord. Holandezët fituan takimin e parë duke e bërë shumë interesant grupin pasi janë të parët me 6 pikë, dy më shumë sesa skuadra italiane. Ndaj për ekipin e Sarrit dueli sonte në Olimpiko është vendimtar për të pasur shanse kualifikimi. Atletico Madrid mund të përfitojë nëse mund Selltik në shtëpi.

 

Advertisement

Në grupin G kampionet e Europës në fuqi presin Jang boys me objektivin për të fituar sikurse edhe ne zvicer dhe për ta prerë që sonte biletën për në 16 më të mirët e Europës. Në Serbi Laizpig shkonte gjithashtu për të kërkuar tre pikët e kualifikimit.

 

Edhe Barcelona në grupin H luan sonte kundër Shaktar në fushë asnjanëse me objektivin për të fituar dhe për tu kualifikuar duke qenë se deri tani ka pikët e plota pas 3 ndeshjeve të para. Edhe Porto kërkonte  të njëjtin fat përball Atverp. 7 nga 8 ndeshjet e sotme transmetohen në Tring.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy