
Ylli i Atletico Madrid, Angel Corrrea dhe familaj e tij kanë përkjetuar momente tmerri brëmjen e së premtes ndërsa kaën rënë pre e një grabitjeje të armatosur.
Sipas asaj që shkruan “The Sun” 28-vjeçari argjentinas ka rënë pre e një grabitjeje ndërsa ndodhej në banesë bashkë me familjen e tij.
Katër persona të armatosur dhe të maskuar me kapuça, u futën në shtëpinë e futbollistit, duke marrë shumë para dhe sende me vlerë. Për fat të mirë, asnjë nga familjarët e Correas nuk u lëndua.
Ky i fundit lajmeroi menjëherë policinë sapo grabitësit kryen misionin e tyre dhe u larguan.
Correa ndodhej sëbashku me familjarët e tij në shtëpi, pas eliminimit të Atleticos nga Superkupa e Spanjës.
Correa, i cili dhjetorin e vitit të kaluar fitoi Kupën e Botës me Argjentinën e tij, pritet që të transferohet në Arabinë Saudite gjatë merkatos dimërore, kampionat ku e kërkon Al-Ittihad.
Ngjarja tronditëse pritet të përshpejtojë largimin e futbollistit nga Spanja, aty ku luan me Atleticon e Madridit prej janarit të vitit 2015.
/Vizionplus.tv/