Napoli fiton ndaj Romës/ Kryeson i vetëm kampionatin italian

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Napoli fiton ndaj Romës/ Kryeson i vetëm kampionatin italian

Napoli arriti të fitoje 1 me 0 përballë Romës mbrëmjen e së dielës.

 

Ndonëse ishte një fitore minimale, për napolitanët ishte shumë e rëndësishme.

 

Advertisement

Në Olimpico u luajt një ndeshje me pak emocione, pa shumë raste dhe e bllokuar nga të dyja ekipet.

 

Pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura, dhe pse pati pretendime për dy penallti për secilën nga kampet sistemi VAR nuk lejoj që të akordoheshin.

 

Advertisement

Fraksioni i dytë ishte pak më i mirë për Napolin. Duhej minuta e 80 që të vinte magjia nga Osihmen, i cili bëri një depërtim  të mrekullueshëm dhe nga një kënd i vështirë mposhti portierin e Romës, Rui Patricion.

 

Megjithatë djemtë e Mournhions u  munduan të barazonin rezultatin por nuk ja dolën. Me këtë fitore Napoli shkon në kuotën e 29 pikëve, duke kryesuar kështu kampionatin Italian i vetëm. Në vendin e dytë është Milan me 3 pikë më pak. Më herët Lazio befasoi Atalantët duke e mposhtur në shtëpi 2 me 0.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy