Napoli në “stres”; oferta të çmendura” për blerjen e yjeve të ekipit Osimhen dhe Kvaratskhelia

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Napoli në “stres”; oferta të çmendura” për blerjen e yjeve të ekipit Osimhen dhe Kvaratskhelia

Arabët tentojnë të prishin bisedimet mes Napolit dhe Viktor Osimhen për rinovimin e kontrates.

 

Sulmuesi Nigerian prej kohësh po negocion me kampionet e italisë për kontraten ku përfshihet rritja e pagës e tij vjetore dhe klauzola e re e largimit nga klubi I presidentit De Laurentis.

 

Advertisement

Palet janë te ndara vecanërisht tek klauzola. Napoli deshiron që ti vendose një klauzole largimit bomberit të vet rreth 160 milione euro ndërsa Osimhen kërkon që shfra të mos shkojë më shumë se 110 milon euro në mënyrë që klauzola të mos e pengoje në të ardhmen të negocioje ndpnjë lëvizje të mundshme ne klube të tjera.

 

Ndërkohe marrëveshja për pagen vjetore duket e gjetur. Kontrate deri në 2027 për 7 mln euro në sezon.

 

Advertisement

Mirëpo pas deres qëndrojnë gjithnjë arabët. Së fundmi Al Hilal ku luan edhe ish mbrojtësi I Napoilit Kulibali, ka ofruar së fundmi 140 mln euro për blerjen e Osimhen si dhe kontrate faraonike 60 mln euro në sezon për golashënuesin e njohur.

Për momentin referuar mediave itraliane, vetë nigerini është I predispozuar për të qëndruar ende në Europe për të luajtur në nivele të larta, mirëpo rritja e mundshme sërish e ofertës arabe mund ta lekunde.

 

Por tifozet e Napolit janë në stress edhe nga një tjetër lajm I merkatos I orëve të fundit.

Advertisement

 

Arsenal po tenton të bëjë një cmenduri për yllin e ekipit Kvaratshkelia. Mediat britanike bëjnë me dije se topcinjte janë gati të bëjnë një cmenduri duke ofruar 129 mln paund për blerjen e kampionit gjeorgjian.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy