
Florian Marku ka sfiduar Miguel Parra Ramirez për titullin vakant “WBC Silver Interim Welter” në arenën gjigante në stadiumin “Air Albania”, në një natë magjike boksi.
Një ndeshje e fortë mes dy luftëtarëve të vërtetë është zhvilluar në ring dhe pas 10 raundeve asnjë nga boksierët nuk është dorëzuar.
I mbështetur nga fansat e shumtë kuqezi, “Mbreti Shqiptar” ka mposhtur rivalin meksikan me pikë, me vendim unanim, ndeshjen e parë të zhvilluar në shtëpinë e tij, në sfidën më të rëndësishme të karrierës së tij, duke koleksionuar fitoren e 12-të në karrierë.
Meksikani ka nisur më mirë dy raundet e para, por Marku ka fituar terren dhe ka dominuar raundet pasardhëse. Pas përfundimit të 5 raundeve të para boksieri shqiptar kryesonte me pikë.
Vazhdon dominimi i bokserit shqiptar dhe pas raundit të nëntë Marku kryesonte me pikë në vlerësimet e të tre gjyqtarëve (77-72, 77-72, 75-74). Marku fiton dhe raundin e fundit dhe bashkë me të edhe titullin “WBC Silver Interim Welter”.