“Ndaleni po mundët”/ Messi dhe Argjentina “fluturojnë” në finalen e Botërorit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Ndaleni po mundët”/ Messi dhe Argjentina “fluturojnë” në finalen e Botërorit

Argjentina është finalistja e parë e Kupës së Botës.

 

 

Amerikano-latinët mposhtën 3 me 0 Kroacinë shumë më lehtë sesa ishte parashikuar. E gjitha për meritë të një jashtëtokësori si Leo Messi dhe një talenti si Alvarez.

Advertisement

 

 

I pari thjesht i jashtëzakonshëm, lider i padiskutueshëm i Argjentinës. Shënoi golin e parë me 11-metërsh në minutën e 34, ishte frymëzimi i lojës së ekipit të tij me driblime dehesë, dhe çmendi mbrojtjen kroate, sidomos gjigandin Gvardiol me disa lëvizje magjike në minutën e 69 që u pasuan me asistin e golit për Alvarez. Ky i fundit meriton notën “10” për cinizmin e madh para portës kundërshtare.

 

Advertisement

 

Sulmuesi u Manchester City shënoi në minutat 39 dhe 69. Kaq mjafton për të përkufizuar këtë ndeshje që nuk pati shumë histori. Shpirti, dëshira, talenti dhe eksperienca kroate nuk mjaftoi para makinerisë perfekte të trajnerit Skaloni. Ballkanasit megjithatë duhen duartrokitur si gjysmëfinalistë te Botërorit, ndonese mbeten ende në kompeticion në duelin për vendin e tretë. Ndërsa Messi dhe Argjentina presin me qetësi rivalin e finales që do të dalë nga cifti Francë-Marok. E megjithatë tani për tani, populli i argjentinës mund të festojë… Albicelestët janë në finale për herë të 6 në histori.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy