Neuer i pafat, largohet nga kombëtarja i dëmtuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Neuer i pafat, largohet nga kombëtarja i dëmtuar

Manuel Neuer ka rezultuar i pafat me rikthimin në kombëtare. Portiueri i Bayern është detyruar të largohet nga kampi stërvitor për shkak se ka ndjerë dhimbje muskulore.

Tekniku Julian Nagelsmann ka vendosur ta dërgojë në shtëpi, për të mos rrezikuar ta humbasë për një kohë të gjatë, pasi kampionati europian nuk është edhe aq larg.

Kështu, Neuer do të mungojë në miqësoret me Francën dhe Holandën.Asnjë portier tjetër nuk do të grumbullohet në vend të tij, duke qenë se Oliver Baumann dhe Bernd Leno janë tashmë në listë si alternativa për Ter Stegen.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy