
Është mbyllur në barazim 1-1 pjesa e parë e ndeshjes Holandë-Angli që po luhet në “Signal Iduna Park” të Dortmundit.
Ishin holandezët që kanuan të parët në avantazh në minutën e shtatë me anë të Xavi Simons, i cili realizoi një supergol me të djathtën.
Por vetëm nëntë minuta më pas Harry Kane shndërron në gol 11-metërshin e fituar nga ai vetë, pas një faulli në zonë të shkaktuar nag Dumfris.
Një pjesë e parë spektakolare, ku vetëm 3 minuta pas golit të barazimit Dumfris heq një gol të sigurtë nga vija fatale, dhe një minutë më pas godet traversën e Pikford.
Por e menjëhershme ishte kundërpërgjigja angleze, të cilët kapin shtyllën me anë të Foden.
Një ndeshje që premton spektakël dhe gola edhe në pjesën e dytë.
Duhet theksuar se Holanda bëri një zëvendësim të detyruar duke larguar nga fusha e lojës Memfis Depay i dëmtuar.
/Vizionplus.tv/