Nuk u grumbullua në Kombëtare/ Broja “thyen heshtjen”, tregon si qëndron e vërteta e raportit të tij me Sylvinion

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nuk u grumbullua në Kombëtare/ Broja “thyen heshtjen”, tregon si qëndron e vërteta e raportit të tij me Sylvinion

Armando Broja ka reaguar me një shkrim të gjatë në Instagram lidhur me çështjen e mosgrumbullimit në Kombëtare. Mosgrumbullimi i Brojës në ndeshjet e muajit nëntor nga trajneri Silvinjo, ka bërë që të përhapen shumë zëra për pakënaqësi mes futbollistit dhe trajnerit brazilian.

 

Por për vetë sulmuesin, një situatë e tillë nuk ekziston. Broja ka bërë të qartë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se nuk ka asgjë mes tij dhe trajnerit në këtë aspekt.

 

Advertisement

Për më tepër, ai ka shpjeguar se tekniku nuk e kishte përzgjedhur vetëm për shkak të dëmtimit që kishte pësuar dhe se kishte luajtur shumë pak në këtë periudhë.

 

Broja hedh gjithçka poshtë dhe i jep të drejtë brazilianit për vendimet e fundit.

 

Advertisement

REAGIMI:

 

“Përshëndetje! I gjithë ky lajm i rremë që qarkullon duke thënë se nuk më intereson ekipi Kombëtar dhe se unë dhe menaxheri jemi zënë është gënjeshtër e plotë. Unë e dua Kombëtaren me gjithë zemër. Isha shumë i mërzitur që m’u desh të humbisja 1 vit të Kombëtares për shkak dëmtimi dhe më pëlqen të besoj se unë dhe menaxheri kemi një marrëdhënie shumë të mirë ku mund të flasim lirshëm dhe me respekt me njëri-tjetrin.

 

Advertisement

Ai ka bërë një punë të mrekullueshme dhe jam personi më i lumtur që shoh Shqipërinë të kualifikohet në Gjermani. Kam shumë respekt për të gjithë stafin dhe lojtarët, si dhe menaxherin. Ai nuk më zgjodhi mua jo sepse u prishëm bashkë, por thjesht sepse u lëndova dhe nuk isha në formë. Nuk kam luajtur asnjë lojë që nga kampi i fndit. Ishallah me fitore nesër. Me respekt, Armando Broja.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy