“O i bukuri im”, Jasir Asani nuk përmbahet në ditëlindjen e Kristjan Asllanit (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“O i bukuri im”, Jasir Asani nuk përmbahet në ditëlindjen e Kristjan Asllanit (FOTO)

Sot është një ditë e veçantë për Krisjtan Asllanin. “Regjisori” i mesfushës ditën e sotme feston 22-vjetorin e tij të lindjes.

Përveç urimeve nga familjarët, Interi apo FSHF-sa, shumë shokë të kombëtares kanë vendosur ta urojnë publikisht. I veçantë është urimi i Jasir Asanit.

Mëngjarashi nëpërmjet një “Insta-Story” ka shkruar “O i bukuri im ti edhe 100”, teksa e ka shoqëruar edhe me një emoi në formë zemre.

Advertisement

Dyshja kanë një marrëdhënie të mirë mes tyre dhe kjo ka bërë që në fushën e lojës të jenë një dyshe fantastike duke na dhuruar gola dhe asiste spektakolare me fanellën e kombëtares shqiptare./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy