
Kristjan Asllani zhvilloi një ndeshje fantastike përballë Gjeorgjisë, ku shënoi golin e fitores, por bëri dhe nëj perfomrancë të shkëlqyer në fushë.
Pikërisht për paraqitjet e tij fantastike ai është zgjedhur në formacionin e javës të Nations League.
Faqja e specializuar e statistikave Whoscored.com ka vlerësuar paraqitjen e Asllanit me notën 8.63.
Advertisement
Në formacionin e javës është edhe sulmuesi austriak i Interit, Arnautovic dhe mbrojtësi anësor i Liverpool, Alexander Arnold.
Spikat prania e 3 futbollistëve turq, ku nuk mungon edhe Yldiz.