minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Shënoi dopietë në Indi, Sadiku përzgjidhet në formacionin e javës - Struga.info


Shënoi dopietë në Indi, Sadiku përzgjidhet në formacionin e javës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shënoi dopietë në Indi, Sadiku përzgjidhet në formacionin e javës

Armando Sadiku është përzgjedhur në 11-shen më të mirë të Super Ligës Indiane për këtë javë. Sulmeusi kuqezi i dhuroi një pikë Mohun Bagan ndaj Odisha-s, duke realizuar dopietë.

Sadiku i vetëm arriti të barazojë avantazhin e dyfishtë të kundërshtarit në pjesën e parë.

Për lojtarin nga Elbasani, 3 janë golat e këtij edicioni, në 6 takime. Sadiku, vlen të theksojmë se luajtur edhe në Kupë. Me interes të madh priten paraqitjet e tij në vijim. Mohun Bagan renditet në vendi ne 3-të, pas 6 ndeshjesh.

Eksperienca e Armando Sadikut mund të bëjë që trajneri i Shqipërisë, Sylvinho të ftojë lojtarin për Europianin e verës së ardhshme. Gjithsesi, për ftesën, futbollisti duhet të tregojë veten këto kohë me paraqitje të mira.

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy