Armando Sadiku shënon golin e dytë sezonal në Indi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Armando Sadiku shënon golin e dytë sezonal në Indi

Sulmuesi shqiptar Armando Sadiku ka gjetur për herë të dytë rrugën e rrrjetës në kampionatin indian.

 

Sadiku ka shënuar në ndeshjen shtëpiake të Mohun Bagan ndaj ndaj Odisha FC. Sulmuesi shqiptar ka shfrytëzuar në maksimum një asist të Nassirit, për të mposhtur portierin kundërshtar.

 

Advertisement

Kjo është sfida e gjashtë për të në kampionat, ndërsa vlen të përmendet se është aktivizuar në disa raste edhe në Kupë. Për të ky është sezoni i parë në Indi me Mohun Bagan, teksa më përpara ka luajtur për skuadra të ndryshme si Zurich, Vaduz, Levante, Bolivar dhe Las Palmas.

 

Armando Sadiku ka ndihmuar Kombëtaren  në 38 ndeshje, ku ka realizuar edhe 12 gola.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy