Për herë të parë në 124 vite, nuk do të zhvillohet maratona e Bostonit, shkak COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Për herë të parë në 124 vite, nuk do të zhvillohet maratona e Bostonit, shkak COVID-19

Maratona e Bostonit nuk do të zhvillohet këtë vit për shkak të COVID-19. Autoritetet shtetërore në Massachusetts morën këtë vendim, e kjo ndodh për herë të parë në histori që nga viti 1897, që në rrugët e Bostonit nuk do të mbahet gara e maratonës.

Kjo disiplinë e “mbretëreshës së sporteve” që lidhet ngushtë me legjendën e Filipidit, lajmëtarit të famshëm që përcolli fitoren e lavdishme të Athinasve në betejën e Maratonës ndaj ushtrisë persiane, përfaqëson një ndër garat më popullore në rruzull, ku numri i pjesëmarrësve sa vjen e rritet, gjithmonë e më shumë.

Maratona e Bostonit konsiderohet si një ndër garat më të famshme të kësaj disipline në glob dhe është pjesë e gjashtë garave më të rëndësishme që zhvillohen anembanë globit. Kështu me radhë Maratonat më të njohura në planet janë ato që mbahen çdo vit në Tokyo, Boston, Londër, Berlin, Chicago dhe New York, pra tre nga gjashtë garat më të rëndësishme zhvillohen pikërisht në Shtetet e Bashkuara.

Advertisement

Maratona e Bostonit ishte programuar fillimisht për t’u zhvilluar më datë 20 prill, megjithatë gjithçka u shty për në datën 14 shtator, sidoqoftë këtë herë organizatorët vendosën të heqin dorë përfundimisht dhe lajmi u konfirmua nga vetë Kryebashkiaku i Qytetit të Bostonit Marty Walsh.

Maratona e Bostonit është më e vjetra dhe gara e parë daton më datën 19 prill të vitit 1.897.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy