Plani i Fiorentinës për të bërë bashkë Ibrën me Riberinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Plani i Fiorentinës për të bërë bashkë Ibrën me Riberinë

Zlatan Ibrahimoviç ende nuk e ka vendosur destinacionin e radhës edhe pse interesimi ndaj tij është i madh.

Milani po këmbëngul që ta mbajë, por në garë janë klube të tjera dhe oferta interesante

Klubi suedez i Hamarbit, ku suedezi zotëron edhe 25 për qind të aksioneve është një nga hipotezat që ka ecur paralel me pistën Bolonja.

Advertisement

Dihet nga të gjithë raporti që Ibra ka me trajnerin e kuqebluve, Mihajloviç, e ky i fundit mund të ndikojë në zgjedhjen e 38-vjeçarit, gjithmonë nëse vendos të largohet nga Milani.

Për shërbimet e Ibrahimoviçit në orët e fundit është futur në garë edhe Fiorentina. Presidenti Komiso ëndërron një dyshe ëndrrash me Riberinë, ndaj duket se do të tentojë të bëjë një ofertë që mund ta joshë Zlatanin, i cili do të kthehej kështu qendra e rëndesës për ambientin vjollcë që prej vitesh synon ringritjen në elitë.

Edhe Ibra nuk do t’i thoshte jo një eksperience me vjollcët, e një shoku skuadre si Riberi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy