Prag Çekia/ Broja bën me dhimbje koke Sylvinho-n, dilema të vogla për portën dhe mbrojtjen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Prag Çekia/ Broja bën me dhimbje koke Sylvinho-n, dilema të vogla për portën dhe mbrojtjen

Kombëtarja shqiptare e futbollit  është futur tashmë në ditën e fundit të përgatitjeve stervitore në kuadër të ndeshjes shumë të rëndësishme të së enjtes kundër Çekisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’.

 

Tekniko Silvinjo ka pasur disa probleme të vogla në ditët e para të grumbullimit. Pasi u njoh me pamundësinë e Ismajlit për të qënë I gatshëm për këtë duel, braziliani që drejton kuqezinjte u desh të kishte me teper vonese në grup edhe Myrto Uzunin dhe Klaus Gjasulën.

 

Advertisement

Po të martën, halleve të Silvinjos iu shtuan edhe problemet fizike për Armando Brojën dhe Keidi Baren.

 

Natyrisht mes të dyve, dhimbja më e madhe e kokës është për sulmuesin e Chelsea I cili la në mes stërvitjen e fundit dhe kete te merkure sipas FSHF eshte stervitur i diferencuar.

 

Advertisement

Megjithatë tek stafi mjekësor I kombëtares ishin të bindur se problem është I vogël dhe Broja nuk rrezikon të mbesë jashtë për sfiden ndaj çekeve.

 

Megjithatë gjëndja e tij do të shihet me kujdes nëse mund të përballoje një ndeshje si titullar apo do të përdoret sipas nevojave të teknikut  Silvinjo gjatë ndeshjes.

 

Advertisement

Në sulm vec Cikalleshit, duke parë edhe formen jo 100% të Uzunit, në të majtë mund të preferohet Seferi ndërsa në të djathte Jasir Asani e ka poziconin te betonuar.  Dy dilemat e tjera për tullar janë porta dhe qëndra e mbrojtjes.

 

Në porte Strakosha ka nisur të luaje  premier league  ndaj tani kemi një rivalitet konknrnetn mes tij dhe Berishes.

 

Advertisement

Në mbrojtje në mungese te dyshes Ismajli dhe Kumbulla, është I favorizuar për të luajtur Arlind Ajeti, ndërsa opsion tjeter është edhe Mihaj.

 

Aktualisht Shqiperia kryeson grupin me 10 pikë, mirëpo Çekia e cila ka dy pikë, ka edhe një ndeshje tjeter për të rikuperuar, ndaj përballja e së enjtes është kaq jetike për pikët që të cojnë në Europian.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy