Puthi në buzë futbollistën pa dëshirën e saj, FIFA pezullon presidentin e federatës spanjolle

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Puthi në buzë futbollistën pa dëshirën e saj, FIFA pezullon presidentin e federatës spanjolle

Rubiales nuk pranoi të dorëhiqet pas skandalit në ceremonine e kurorezimit të spanjës kampione bote ne futbollin e femrave, ku ai puthi në buze një prej lojtarëve iberike, mirëpo shuplaken e fortë ia ka dhënë FOFA.Qeveria e futbollit botëror ka vendosur të pezulloje presidentin e federates se futbollit të spanjës.

 

Komiteti i Disiplinës pranë Fifa-s, ka marrë një vendim drastik ndikuar edhe nga përmasat botërore që mori ky skandal.

 

Advertisement

Vendimi parashikon pezullimin per nje afat te pacaktuar nga te gjitha aktivitetet futbollistike kombetare dhe nderkombetare.

 

Luis Rubiales puthi ne puze Xhenifer Hermoson, njëren prej vajzave protagoniste të suksesit të madh të spanjës që fitoi në finalen e boterorit kundër anglise 1 me 0.

 

Advertisement

Gjithcka ndodhi teksa vajzat spanjolle po shkonin në podiumin ku do të ngrinin edhe trofeun e madhje. Pamjet bënë menjehere xhiron e botës.

 

Mediat në spanjë, opinioni sportiv, deri edhe kryeministri Sanchez kërkuan doreheqjen e Rubiales, por ai ndryshe nga sa ishte përfolur, doli të premten dhe ruajti me force pozicionin e tij , duke thenë se gjithcka ishte bërë pa tendence në kushte euforie dhe entuziazmi nga suksesi.

 

Advertisement

Vetë Hermoso rëndoi pozitatat e Rubiales duke thënë se puthja në buze nuk kishte qënë me miratimin e saj. Po të premten ekipi kombëtar i vajzave bëri të ditur se nuk do të luante më asnjë ndeshje në rast se Rubiales nuk do të dorehiqej. E mesa duket për ta vënë me shpatulla pas murit numrin një të federates ka menduar Fifa e cila e ka pezulluar Rubialesin, duke tronditur fort federaten spanjolle.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy