Real Madrid në kërkim të mesfushorit të Juventusit, u befasua nga performanca e tij në Euro 2024

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Real Madrid në kërkim të mesfushorit të Juventusit, u befasua nga performanca e tij në Euro 2024

Real Madridi është kampion i Europës dhe i Spanjës, dhe për sezonin e ardhshëm është përforcuar me brazilianin Endrik, francezin Kylian Mbappe… dhe tani kërkon edhe shokun e tij të skuadrës nga radhët e “trikolorëve”, Adrien Rabiot!

Siç raporton “Get Football News Italy”, Reali ka mbetur i impresionuar me paraqitjen e Rabiot në fitoren e Francës ndaj Austrisë – 1:0, në EURO 2024.

“Klubi Mbretëror” mund të përfitojë nga fakti se kontrata e mesfushorit 29-vjeçar me Juventusin skadon më 30 qershor dhe lojtari nuk i është përgjigjur ofertës për bashkëpunim të ri pasi nuk i është ofruar rritje rroge.

Vetëm nëse nuk e zgjat kontratën më 30 qershor, Rabio është i lirë të zgjedhë një klub të ri. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy