Ngecin negociatat mes Davies dhe Real Madrid, mbrojtësi kanadez gati të rinovojë kontratën me bavarezët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ngecin negociatat mes Davies dhe Real Madrid, mbrojtësi kanadez gati të rinovojë kontratën me bavarezët

Negociatat mes Alphonso Davies dhe Real Madrid-it duket se kanë ngecur.

Ku sipas raportimeve të medieve spanjolle pas fitores për herë të 15-të të Champions League, pista për mbrojtësin kanadez është “ftohur” pak.

Në një situatë të tillë, ku interesi i “Los Blancos” për Davies ka rënë, mbrojtësi bën prapa-kthehu dhe është gati të rinovojë kontratën me Bayern Munich, bashkëpunimi mes të cilëve skadon më 30 qershor 2025.

Real Madrid tashmë duket se nuk ka nevojë të shpenzojë për Davies, duke qenë se Mendy është rikthyer dhe është në formë shumë të mirë, plus që afrimi i Miguel Gutierrez nga Girona shihet si një investim më i leverdisshëm për Florentino Perez.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy