Real Madrid refuzon vendimin e apelit për kartonin e Bellingham!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Real Madrid refuzon vendimin e apelit për kartonin e Bellingham!

Ashtu si pritej, Real Madridi ka refuzuar që të pranojë vendimin e Komitetit të Apelit për të mbajtur në fuqi dënimin prej dy ndeshjesh të Jude Bellingham pas kartonit të kuq që mori ndaj Valencias.

Sipas The Athletic, Real Madridi do ta çojë këtë çështje në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) për të marrë verdiktin final. Vendimi i Realit për ta çuar çështjen në instancat më të larta dëshmon pakënaqësinë e tyre me gjyqtarin Gil Manzano i cili anuloi golin e Bellingham para se ta përjashtojë atë për protestat që bëri.

Çështja është se CAS zakonisht merret me situata më të rënda se sa kartonët e kuq në ligat evropiane, por natyrisht, Real Madridi ka të drejtë për të dëgjuar një vendim jashtë Spanjës.

Sidoqoftë, një vendim nga CAS për këtë çështje nuk do të arrijë në kohë për të shfuqizuar vendimin e Komitetit të Apelit në Spanjë, që do të thotë se Jude eventualisht duhet të vuajë dënimin. Carlo Ancelotti tashmë nuk do të jetë në gjendje që të llogarisë në shërbimet e anglezit për ndeshjet ndaj Celta Vigos dhe Osasunës. Reprezentuesi anglez kishte pretenduar se ai është bërë një objektiv i gjyqtarëve dhe e kishte përshkruar dënimin e tij si ‘qesharak’.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy