“Revolucion” te Napoli, Igli Tare mes favoritëve për postin e rëndësishëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Revolucion” te Napoli, Igli Tare mes favoritëve për postin e rëndësishëm

Napoli pritet të bëjë ndryshime të rëndësishme sezonin e ardhsëm dhe presidenti De Laurentis duket më i bindur për këtë pas tre “shuplakave” në skuadra mori ndaj Atalanta-s.

Sipas Corriere dello Sport, De Laurentiis do të ndryshojë të gjithë strukturat drejtuese, ku hallka më e rëndësishme është ajo e drejtorit sportiv.

Në vëmendje është rikthyer emri i Igli Tares, i cili është në listën përfundimtare të kandidatëve për këtë post.

Tare vlerësohet shumë për punën e madhe që ka bërë te Lazio edhe pse kishte një buxhet të reduktuar. Edhe te Napoli pritet të jetë e njëjta situatë pasi blutë janë jashtë Evropë, çka do të thotë më pak para. Posti i dytë më i rëndësishëm është trajneri i ri. Është e qarta që Francesco Calzona pritet të largohet në fund të sezonit, por fakti që Napoli është jashtë Evropë e ndërlikon shumë emrin e trajnerit të ri.

Advertisement

Dëshira më e madhe e Laurentis është Antonio Conte, por në këto kushte vështirë se mund të ndodhë. Më pas ka edhe objektiva të tjera sa i përket grupit të lojtarëve, ku tema kryesore është dyshja Osimhen-Kvara.

E sigurt është se një ndërmjet tyre do të sakrifikohet, mbase edhe të dy, por nigeriani është me një këmbë jashtë Napolit, pritet të transferohet në Premier League. Me paratë e fituar nga shitja e Osimhen, minimumi 100 milionë euro, Napoli do t’i ri investojë në merkato për të afruar lojtarë të rinj. /vizionplus.tv

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy