Roma “fundos” Udinesen në shtesë, Cristante heroi i verdhekuqve në të 95’, Cannavaro e nis keq

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Roma “fundos” Udinesen në shtesë, Cristante heroi i verdhekuqve në të 95’, Cannavaro e nis keq

Nga Ervin Sina

Romës i mjaftuan vetëm 25 minuta lojë përfshirë shtesën, për të mundur Udinezen 2 me 1 në ndeshjen e pezulluar pak ditë më parë për shkak të një dhimbje të kraharor të mbrojtësit të saj Ndika në stadiumin e Friulit.

Përballja që i takonte javës së 32 nisi pikërisht aty ku u ndërpre në minutën e 72, ku rezultati ishte 1 me 1, por me një risi, tek Udineze nuk ishte më trajner Gabriele Çofi, i shkarkuar tashmë, por Fabio Kanavaro në eksperiencën e tij të parë në Serinë A si teknik.

Eksperiencë e cila nisi keq me humbje, e tani Udinese është shumë e rrezikuar për të rënë nga kategoria duke qenë vetëm 1 pikë larg zonës së ftohte.

Advertisement

Në 25 minutat e luajtura përfshirë shtesën mes Udinezes dhe Romës, protagonistë të mëdhenj ishin portierët. Nga njëri krah portieri mik Svilar kreu një mrekulli të vërtete kundrejt sulmuesit të Udinezes, Lorenco Luka, ndërsa Azmun i Romës u ndal nga një super Okoje, gardiani nigerian i skuadrës friulane. E në fund, pikërisht në frymën e fundit, në minutën e 95 goli i çmuar i kryeqytetasve. Dibala ekzekutoi një goditje nga këndi, Kristante goditi saktë me kokë dhe i dha fitoren Romës.

Një sukses që i jep mundësi skuadrës së De Rosit të blindojë të paktën për momentin vendin e pestë që të çon në Champions League, edhe pse Atalanta që ka 4 pikë më pak, duhet të rikuperoje edhe një ndeshje të prapambetur./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy